Sot, më 03 Maj 2014, në ora 12, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, është bërë promovimi Librit: URAGANI I UÇK-së(kushtuar heroit të kombit Feriz Guri - Ing.i dipl. i
elektroteknikës), filmit dokumentar: FLAKADANI I UÇK-së(Komandant SHPATA), si dhe promovimini këngës së Ilir Shaqirit - kushtuar heroit Feriz Guri
Me këtë rast u tha se gjaku i dëshmorëve u bë gurthemel i lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës
Faik Guri, babai i dëshmorit theksoi se të gjithë ata që ranë në beteja për lirinë e Kosovës, janë bijtë e kësaj toke. Prandaj, duhet punuar sa më shumë për ndërtimin e Kosovës.
“Si po popull duhet të punojmë edhe më shumë. Nuk ka vend për mërzi, kemi fitu dhe e kemi bërë shtetin. Unë sinqerisht kam thënë se kush e ka firmosur kontratën për të vdekur për këtë tokë, për mua është Feriz, është vëlla i imi, është shok i imi”, ka deklaruar Faik Guri.
Dëshmori i kombit, Feriz Guri, ra heroikisht më 22 prill të vitit 1999 në fshatin Goranc të Hanit të Elezit. Në 15 vjetorin e rënies së tij, u shfaq edhe dokumentari si dhe u promovua kënga që iu
kushtua komandant Shpatës
Çaste nga manifestimi
Filmi dokumentarFeriz Guri (Komandant Shpata) - Dëshmor i kombit
Filmi dokumentarFeriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 1/4
Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 2/4
Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 3/4
Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 4/4
Write a comment