• Ballina
  • Shkolla
  • Nxënësit
  • Projekte
  • Arkiva
  • Seksionet

1. Interneti

1.1 Kronologjia

Interneti është rrjeta më e madhe e kompjuterëve në botë dhe nuk është e strukturuar ose e dizajnuar siç është  LAN-et (local area netvorks) brenda kompanive, është një përzierje e çrregullt i shumë kompjuterëve dhe të shumë rrjetave të vogla.

Këta shumë kompjuterë sigurojnë informacion dhe servise  për secilin.

Historia të cilën ne kem njohuri se kur ka filluar Interneti është fillimi i vitit 1960-të. Ushtria amerikane , që aktualisht është Deparmenti i mbrojtës- Department of Defence (DoD) pa nevojën për organizim të de-centralizuar (pa një qendër) për të dhënat e saja më të rëndësishme  ushtarake, ashtu që në rast të ndonjë sulmi ushtarak , DoD të jetë dhe më tutje operacionale.

Realizimi u bë i mundshëm nga Advenced Research Projects Agency (ARPA) e cila ishte pjesë e ushtrisë Amerikane. Në fund 1ë vitit 1969 katër kompjuterët e parë u lidhën në “ARPA-Net”. Tre vite më vonë është bërë dhe lidhja e 40 kompjuterëve të tjerë zbashku.

            Prej parimit të lidhjes të makinave të ndryshme( madje dhe të tipave të ndryshme)  gjithashtu edhe përkujdesja e shkencëtarëve të cilët dëshironin ta ndanin informacionin në mënyrë sa më të shpejt dhe më të lehtë, në fillim të 1970 –tës  universitetet filluan tu bashkohen ARPA-Net që  ta bëjnë edhe më të madh.

            Më shpejt ose më vonë numri i makinave të lidhura në ARPA-Net zgjerohet dhe shumë tipe të ndryshme të kompjuterëve(jokompatibëll) qenë lidhur në ARPA-Net. Normalisht që nevoja për një gjuhë të përbashkët, për një protokoll ishte evidente. Një protokoll standard për bartje të dhënave nëpër rrjetë u krijua- TCP/IP

            Zhvillimi i një sistemi të pavarur, që përmban në vete një protokoll bënë të mundshëm lidhjen e kompjuterëve për gjatë tërë globit.

 

1.2. Ç’farë është detyra e një protokolli?

Një protokoll është bashkësi rregullash që sigurojnë bartjen e pandërprerë të  të dhënave dhe eliminimin e gabimeve ndërmjet kompjuterëve të tipave të ndryshëm ose prodhimeve të ndryshme

TCP/IP është një shkurtes për Transfer Control protocol/Internet protocol

Një nga kërkesat e ARPA-Net-it ishte që komunikimi duhet të vazhdonte pa marrë parasysh se në cilën rrugë (shteg) të dhënat duhet dërgua. Kështu që TCP/IP i zbërthen transmetimin në pakete(packages) të cilët dërgohen individualisht. Marrësi  vetëm duhet të presë  të gjitha paketat që të arrijnë dhe më pas i vendos në renditje korrekte që ti ekranizoj ose printoj ato.

Një familje e protokolleve  është përgjegjëse për bartjen e të e të dhënave në internet.:

TCP (Transmission  Control protocol )dhe

IP (Internet Protocol)

Transmission  Control protocol:

TCP –siguron pavarësinë e rrjetave në bartjen e të dhënave ndërmjet dy programeve:. TCP-ja zbërthen(ndanë) të dhënat në pakete të vogla.

 

IP (Internet Protocol):

IP- Internet Protocol(IP) është një protokoll bazë cili menaxhon me lidhjen ndërmjet dy kompjuterëve. Përfshirë këtu vendosjen dhe shkëputjen lidhjes si dhe  detektimin e gabimeve

Këta protokolle njihen si TCP/IP      

Në ditët e sotme janë pjesë e secilit sistem operativë.

Në fillim të vitit 1980 ushtria amerikane vendos të ndahet nga ARPA-Net-i dhe të krijojë një rrjet tjetër të veten që e pagëzoi MilNet. Që nga kjo kohë ARPA-Net-i përdoret  vetëm për qëllime shkencore. kah fund  i vitit  1980 emri i ARPA-Net-it Ndërrohet (që të harrohet historia militante) dhe lind një emër i ri :INTERNET.

            Të gjitha  makinat kryesore në internet ishin të lidhura  me rrjete  bartëse të të dhënave shpejtësi të  të lartë të krijuara nga fondacioni nacional i shkencës  “National Science Foundation”(NSF) . Ky rrjet u quajt “Backbone” bakbone në shqip boshti(rrjeti) kurrizor sepse ishte qendër nervore e tërë internetit. Nga backbone degëzohen rrjeta të vogla, që më pas degëzohen në makina të veçanta të cilat mund të zgjedhin (bëjnë thirrje) në rrjetin kryesor dhe të kërkojnë të dhëna nga të gjitha makinat gjatë tërë rrjetit ( leje-kërkesë (permission-demanded)

Që nga 1992 i njëjti sistem përhapet në Evropë - që quhet Ebone (European Internet –Backbone). Ebone është e lidhur si një shkarkim i të gjitha Backbones në botë nëpërmjet High speed fiber-optic cables ose satellite transmmision channels

 Nga kjo periudhë kemi rritjet rapide të kapitalit investues në operacionet e internetit. Kështu në periudhën tremujorë të vitit 1997 përfshinte totalin $309.1 milion që krahasuar me $7.6 milion në tremujorin e parë të1995 dhe 148.7 milon të vitit 1996 dëshmon një gjë të tillë.

         Më 1998 nën kryetari i Amerikës Al Gore shpalli planin e njohur si Intrenet2 i cili do të punojë si rrjet i dytë Abilene, i drejtuar nga konstruktues privat, për sigurim të komunikimit shumë të shpejtë të të dhënave backbone për shërbim të kërkimeve të intensive universitare, duke ia dhënë mundësinë e kalimeve anësore (bypass) në rast të dendësisë në internet i cili duheshe të fillojë së funksionuar me 1999.

Sumarizim:

  • Interneti ka origjinën e tij në lidhjen e tre kompjuterëve më1969
  • Bazuar në rrjetin miniaturesk, ARPA ka lidhur kompjuterë të ndryshëm të ushtrisë dhe akademive në vendndodhje të ndryshme. Rrjeti i ri u quajt ARPA-Net
  • Në fillim të vitit 1980 disa kompani private krijuan rrjete të kompjuterëve. NSF-ja me 1986 zhvillon një rrjet me shpejtësi të madhe të të dhënave- Backbone. Në fillim të vitit 1990 Arpa-net si dhe rrjete të tjera të universiteteve asimilohet në NSFnet  dhe nga kjo formohet Internet-i
  • Familja TCP/IP e protokolleve është përgjegjëse për transfer (bartje) të të dhënave në internet

1.3 Shërbimet

Në Internet të gjitha funksionet grupohen në shërbime (servise)

  • Chat (IRC)
  • World Wide Web (WWW)

1.3.1. Posta e elektronike

E-Mail është një formë e re e komunikimit me shkrim. E-mail  është termi për letren në internet Shkurtesa ka të bëj me Electronic Mail (letër elektronike)

 Avantazhet janë shumë të qarta:

Dërgimi është i shpejt. Një mail për të arritur në australi i duhen  80 sekonda

Është e lirë . nuk i duhen pulla postale, vetëm koston e telefonit  për lidhje me provajderin(ofertusin) e juaj duhet paguar

Është shumë e rahtshme- ju dërgoni letër direkt nga kompjuteri , pa e shtypur , pa e vendosur në zarf , pa blerë pulla postare në posta t. Ju vetëm duhet të klikoni Send(dërgo)  dhe letra( mail) shpërndahet. Ju mund të adresoni të njetën letër  te disa marrës(recipients) pa i rishkruar ose i rishtypur. Ju vetëm duhet ta adresoni  në pranuesin e dëshiruar.

1.3.2  Grupet diskutuese -Usenet

Usenet- paraqesin sistemin distributv të  internetit. Shfrytëzuesit mund të lexojnë  dhe dërgojnë mesazhe publike. Diskusionet janë të ndara në grup (newsgroups) sipas temave të caktuara dhe grupet emërtohen në hierarki. Kështu.p.sh sci.math  grup për diskutim në temat e shkencës së matematikës, ndërsa alt.ninaries.boneless grup me trafik më të madh ( më tepër se 4 miljard mesazhe) të cila parasëgjithash përdoret për  këmbim të përmbatjes së piratizuar.

            Qasja në grupet diskutuese  bëhet me përdorim të softuerit të  specializuar (newsreader). Zakonisht  janë klientët e postës elektronike edhe klient për shfrytëzim të grupeve diskutuese

            Edhe pse në ditët e sotme forumet ueb  paraqesin një mënyrë e diskutimit, grupet diskutuese edhe më tutje përdoren në masë të dukshme.

Grupet diskutuese  përdorin protokollin NNTP  i cili përdor  TCP në portin 119

1.3.3  Protokolli për bartje  të fajllave 

Protokolli për bartje  të fajllave  FTP (FileTransfer Protocol) është një bashkësi e konventave që lejon transfer të fajllave ndërmjet kompjuterëve Host. Në fillim interneti shërbente për këmbim të të dhënave ndërmjet  punëtorëve shkencor. Ata përdornin FTP që njëri tjetrit ti dërgonin të tërë fajllat me informacion.

            Në ditët e sotëm FTP është një prej shërbimeve më të shfrytëzuara në internet për distributimin e softuerit.  Nëse ndonjëherë keni marrë ndonjë program pronar publik(në internet)  me gjasë këtë e keni bërë përmes FTP-së. Nëse  dikush mirret me zhvillimin të Ueb aplikacioneve, do të gjindet në situat që të përdor këtë protokoll në mënyrë që në server të lartë ti vendos sajtet e aplikacionit që i zhvilloni. Ky tregim do të ketë kuptim kur njëherë ta mësoni mënyrën  në të cilën është konstruktuar ueb-i

Si mjet për këmbim të informacionit,  FTP është zavendsuar me merodata më të rahatshem dhe dinmoke që u përgjigjet trendeve të reja: Worl Wide WEB


1.3.4 Chat

një  prej serviseve i cili deri diku është i ngjashëm eme postën elektronike dhe paraqet bisedim(ang Chat) pëemes internetit  ose Internet Relly Chat”(IRC). Për dallim prej postës elektronike komunikimi bëhet në kohë reale dmth pjesëmarrësit në komunikim  duhet që në të njëjtën kohë të ndodhen pran kompjuterëve. I tërë biseda bëhet me ndihmën e kanaleve, të cilët mbulojn këmbimin e informacionit  mbi tema specifike. Ekzistojnë lloje të ndryshme të servileve iRC, ndërsa për shfrytëzimin  e tyre përdoren programe përkatëse siç janë mIRC, Mirabilis, MSNMessenger, AOLMessenger...

Chat ose më korrekt quhet “Internet Relly Chat”(IRC) është sikur një sallon i madh i përhapur nëpër tërë botës.

            Njerëzit grupohen në dhomat Chat(chatrooms) për të biseduar për tema të ndryshme, e më së shpeshtë Chit-chat ose gossip.

            Pjesëmarrësit në chat përdorin nofka(aliasis) ( jo emrat e tyre real) dhe ju asnjëherë nuk mund të dini se kush realisht është duke biseduar me ju. Sistemet moderne chat janë kompatibille me skicimeve të fotografive, që gjithashtu quhen “Avatars”   që të shfaqin pjesëmarrësit në chat room ose “Virtual cafe”.

 

1.3.5. World Wide Web

Si  dhe FTP,www afërsisht mirë e shpjegon vetë emri, rrjetë e kompjuterëve në nivel botëror, dhe mënyra me të cilën  është e konstruktuar më së miri  është të shpjegohet si rrjet i informacionit. Ueb nuk është si FTP dhe funksionon krejt ndryshe. Përderisa destinimi kryesor i FTP është bartja  e fajllave të tërë me të dhëna, qëllimi i Web-it është   tu mundësoj  shikimin  e përmbatjeve të disa fajllave pa patur nevoj që ato të barten në kompjuterë të juaj.Përmes protokollit për bartje të  fajllave hipertekstual (Hypertext Transfer Protocol, HTTP) dhe të gjuhës të cilën e përshkruan (Hypertext Markup Language, HTML) Web bëhet infrastuktur e cila mundson shikimin  e tekstit, fotografisë, vizatimit, bile edhe shikimin e filamve dhe të dëgjoj nëpërmes programeve të cilët quhen brauzer( browser)

 

World Wide Web është një librari e resurseve  e qasshme për kompjuterin e shfrytëzuesi përgjatë internetit global. Kjo i mundëson shfrytëzuesit të shikojnë   informacion   të gjerë dhe të lloj-llojshëm , përfshirë revista të arkivuara, librari resusrsesh publike dhe të kolegjeve dhe të rejat nga biznesi.

World Wide Web (www) Resurset janë ashtu të organizuara që përdoruesi mundet me lehtësi të zhvendoset nga mjë resursurs në tjetrin. Përdoruesi në përgjithësi navigun nëpër informacion  në WWW me një program ndihmës të njohur si WWW Browser, ose Klient. Browseri prezanton tekst, fotografi, zë  ose objekte të tjera të informacionit në ekranin e kompjuterit të përdoruesit në formë të faqeve të cilat merren nga një server WWW.

Përdoruesi mund të navigoj nëpër informacion duke u drejtuar në tekstin e nënvizuar (hypertext) ose objekte të tjera(hyperlidhës) në ekran. Këta objekte lidhin(link-ojnë) përdoruesin në faqe të tjera WWW.

1.3.6.Serviset e tjera janë:

Telenet

 

            Shfrytëzuesi i cili është i lidhur në internet mundet që përmes programit përkatës (p. sh.  Telenet  ose ndonjë tjetri) të kyçet(log in) në cilin do kompjuterë pa marrë parasysh se në cilin skaj të botës ndodhet dhe ti shfrytëzoj shërbimet e tyre në kushtin  që ai kompjuterë të jetë i lidhur në internet dhe shfrytëzuesi të ketë leje tu qaset në atë kompjuterë.  Duke qëndruar pran kompjuterit të vetë në shtëpi ose në vendin e punës shfrytëzuesi i internetit mund në hard diskun e vetë të incizoj ose  në shtypshin e tij të shtyp artikuj nga gazetat me më të reja ose të tërë librin, natyrisht nën kushtin që botuesi i gazetës ose i librit ta ketë vendosur botimin elektronik në internet.  Qasja në disa  të dhëna është papages ndërsa në disa nuk është, në rastin e dytë duhet paguar shumë të caktuar të parave në mënyrë që të mund tu qaset këtyre të dhënave.

            Ideja kryesore e këtij shërbimi ishte që tu mundësoj njerëzve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe nga atje ti bëjnë punët e tyre. Mënyra e tillë e punës është quajt “ Punë në largësi”(ang Teleworking) . Përdorimi kryesor i Telnet-it që në largësi ti konfiguron dhe administroj kompjuterët e kompanive.

Archie

Archie është një makinë kërkimi për serverët FTP. Serverët Archie shpesh skanojnë serverë archie dhe azhurnojnë (update) fajllat e tyre të bazave të të dhënave

Gopher

Gopher është një sistem që lejon krijimin dhe përdorimin e direktoriumeve  të fajllave që mbahen në kompjuterët në internet, dhe ndërtojnë linqe përgjatë internetit në mënyrën që i lejon përdoruesit të shfletojnë(browse) nëpër fajlla.

Gopher- i është paraardhës- i Worl wide web. Është kërkues që bazohet në tekst dhe sistem për gjetjen e informacionit  që shumë përdoret për bashkëndarje (share) të informacionit ndërmjet Universiteteve.

WWW

Një “Web” është një rrjet , e cila ofron të dhëna.

 

Entiteti prej të gjithë dokumenteve HTML të lidhur quhet World Wide Web (WWW).

 

WWW është i përhapur përgjatë tërë botës.

 

Programe  speciale, të quajtur  Web Browser-e  nevojiten për shfaqjen e informacion-it nga www.

Përdorimi më i rëndësishëm i web është gjetja e informacionit : Gateways dhe Serch Engines janë pikërisht për këtë qëllim( http://www.msn.com  dhe http://www.yahoo.com

            Në ditët e sotme, disa shërbime klasike të internetit(p.sh E-mail) mund të zbatohen në Web- mail i bazuar në web p.sh  www.mail.yahoo.com .

 

 Fushë  tjetër që ka fillua të zbatohet E-Comerce, shopin-gje elektronike:

Kryesisht secili mund të blej direkt (Online)- muzikë, libra, rezervoj bileta  etj.

Muzikë  p.sh                www.mp3.com

Libra  p.sh                   www.amazon.com

Udhëtimet online p.sh  www.gtiweb.com

  Trendët më të reja janë bankimi direkt(Online Banking), telefonia në internet, dhe mësimi i drejtpërdrejt(Online)

 

online banking  p.sh   www.anbanet.com

 

Numrat direkt telefonikë(online Telephone Directories) p.sh www.teldir.com dhe adwnaced communications  www.accesspower.com

 

online learning p.sh   www.dtc.at

 

1.4. Qasja në internet:

Për qasje në internet duhet me plotësua disa kërkesa:

Internert Servece provider(ISP) janë kompani  shërbyese të cilat sigurojnë pikën hyrëse( dial-in point) në internet

Hardueri gjithashtu është një faktorë i rëndësishëm pasi secili PC nuk është i përshtatshëm për qasje në internet.

zakonisht, secili PC i kohës së sotme , është i pajisur me një modem i cili është i përshtatshëm për qasje në internet. Browser—ët modern për qasje në www përdorin interfejsinë grafik si p.sh Windows-i, që rritë dhe kërkesat për harduer më të mirë.

           

vetëm hardueri nuk është i mjaftueshëm për lidhje në internet-pra duhen edhe disa softuerë

            Një program me interfejs(ndërfaqës) grafik të përdoruesit është i nevojshëm që në mënyrë të drejt ti paraqes lidhjet multimediale të www.

            Më pas , një familje të protokollit TCP/IP duhet instaluar( zakonisht pjesë të sistemimeve operative të rija siç janë Windows dhe Linux – nevojitet individualisht të instalohen).

            Më pas por jo i fundit, në web-browser është i domosdoshëm.

            Në ditë e sotme , Netscape dhe Microsoft janë konkurrent(luftojnë)  që të udhëheqin me teknologjinë web-browser.

Browser-i Netscape është quajtur Navigator( ose komplet pakëti  me e-mail dhe newsreader, communicator). Browser-i i Microsoft-it është quajtur Internet Explorer.  Të dy këta programe janë pothuaj të përafërt në aftësinë për ti shfaqur dokumentet HTML. Të dy programet mund të shkarkohen (downloaded) si Freeware  nga interneti. Browser-et Nescape janë të qasshëm për një numër më të gjerë të sistemeve operative, përderisa Browser-i i Microsoft është pjesë integrale e Windowsit

            Për qasje në internet zakonisht përdoren linjat telefonike. Lidhjet mund të bëhen përmes linjave analoge telefonike me modem ose linjave  Digjital ISDN ose linjave

ADSL.

            Modem-et

             Në ditët e sotme transferi i modemeve në 56.600 bps(56.6 kbps- standardi V90). Modemet nën 33.6 kbps janë të ngadalshëm dhe mund të përdoren vetëm për kyçje( qasje) në internet

            Modemet external ( të jashtëm) janë më të mirë  se ato të brendshëm, për rastet kur hardueri i tyre dështon, modemi mund të ndërrohet pa e hapur shtëpizën(case-in) e kompjuterit.

            ISDN-Adapter

Adapterët ISDN( Integrated Services Digital Network) përdoren për lidhje në internet përmes linjave ISDN. Adapteri ISDN janë kryesisht më të shpejt  se modemet analog pos se ISDN përdor shpejtësinë lidhëse  prej 64000 bps

ASDL

ASDL është shkurtes për Asynchronous Data Subscriber line-linja digjitale asimetrike e parapagusit. Momentalisht lidhja më e shpejt telefonike. Shpejtësia e ADSL-së është 4 herë më e shpejt se ISDN.

 Secili vetë duhet vendos cilin lidhje ta përdor, por këtu duhet bërë pakë llogaritje dhe më pas vendosjen e prioritetit ( çmimi i instalimit, minimi (ose sasia) kushtues , shpejtësia e lidhjes etj).

Më pas po jo i fundit në Internet-Service-provider(ISP ose shkurt “Provider”lexo provajder- Ofrues ose Internet Access Provider( ofrues për qasje(kyçje) në internet) nevojitet.

Provajderët janë kompani që sigurojnë Dial-in lines për qasje në internet. Pika dial in lokale quhet Point of Presence (POP)

 Detyra e Provider-it

            ISP përcaktojnë IP adresa( IP addresses) klientëve dhe gjithashtu menaxhojnë qasjet në internet. ISP-ja nuk është përgjegjëse për sigurim të harduerit(kabllot) lidhës të nevojshëm. Ju si një klient , duhet  vendosni mënyrat e lidhjes( kalbin e telefonik, kalbin-TV, etj).

Pasi ta keni krijuar lidhjen telefonike(ose rrjetën) deri te Provider-i ju duhet ta identifikon veten me një Emër (Name ) dhefjalë kalim ( Pasword). Pasi emri dhe fjalëkalimi janë të verifikuar, juve ju përcaktohet një IP(Intrenet protocol) adresë. Kjo IP adresë e përkohshme ju lejon të përdorni të gjitha srviset e internetit. ISP(Provajderët) zakonisht si shtesë sigurojnë një e-mail(POP3 ose SMPT) server, nganjëherë një FTP-server( File Transfer Protocol)  dhe një News-server(NNTP)

Rrezyme

Sërisht rreth formulimeve më të rëndësishme rreth qasjes në internet.

  • Disa kërkesa duhet plotësua për qasje në internet:
    para së gjithash, duhet një kompjuter. Secila PC e ditëve të sotme është e përshtatshëm
  • Pos harduerit DUHET edhe softuer
  • Aftësi për të zgjedh numrin (dialing) e provajedrit duhet taku:çoftë me anë të modemit analog ose ISDN Digjitale
  • Dhe në fund nevojitet  , një provajder(furnizues) i cili vendos lidhjen me internetin.
  • Elektroteknika
    • Telekomunikacion
    • Instalime Elektrike
    • Praktik Profesionale
    • Sistemet e transmetimit
    • Sistemet Komutuese
    • Telefoni Celulare
    • Teknologjitë e internetit
    • Protokollet
    • Modeli OSI
    • Interneti
    • Rrjeta
    • Gjuhë programimi
    • Q-Basic
    • Pascal
    • Dev-C++
  • Makineria
  • Ekonomia
  • TIK XII

Zgjidh gjuhën

Shkolla mesme profesionale "Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka" Kaçanik
Shkolla mesme profesionale
Profili:
  • elektroteknikë
  • makineri
  • Ekonomi
  • Juridik

About | Privacy Policy | Sitemap
Copyright 2011 (c) SHMP-perditsimi i fundit 15/4/2016
Log in Log out | Edit
Jimdo

You can do it, too! Sign up for free now at https://www.jimdo.com

  • Ballina
  • Shkolla
    • Shkolla-historiku
    • Profilet
    • PlanProgramet
      • Elektrika-Pl rishikim
      • Makineri-Pl rishikim
      • Ekonomi-Pl rishikim
      • Juridik-Pl rishikim
    • Kabinetet
    • Të punësuarit
    • Raporti i Vetëvlerësimit
    • Raporti i suksesit per 2012-2013
    • Vlerësime/Libri i mysafirëve
    • Aktivitet e planifikura ...
  • Nxënësit
    • Portfolio
    • Erskuzioni_2013/14
    • Pano_2013/14
    • Pano_2012/13
    • Pano_2011/12
    • Pano_1968/69
    • Pano_2010/11
  • Projekte
  • Arkiva
    • Dita e shkollës 2020_21
    • Njoftime
    • Arkiva2013---
    • Tjera
  • Seksionet
    • Elektroteknika
      • Telekomunikacion
      • Instalime Elektrike
      • Praktik Profesionale
      • Sistemet e transmetimit
      • Sistemet Komutuese
      • Telefoni Celulare
      • Teknologjitë e internetit
      • Protokollet
      • Modeli OSI
      • Interneti
      • Rrjeta
      • Gjuhë programimi
      • Q-Basic
      • Pascal
      • Dev-C++
    • Makineria
    • Ekonomia
      • Financa
      • Kontabilitet
      • Marketing
      • Biznes i vogel
      • Juridiku
    • TIK XII
      • TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT
      • HTML
      • Ushtrime
  • Scroll to top
Close