Shkolla e Mesme Profesionale
“Feriz Guri dhe Vëllezrit Çaka”
Nr: 1920 , 15.09.2014
KËRKESË OFERTIMI PËR EKSKURSION NË SHQIPËRI
Bazuar ne Ligjin Nr.04/1-032 për Arsimin Parauniversitar në Republiken e Kosovës , neni 23 dhe në udhëzimin administrative Nr. 18/2014, neni 11,12 dhe 13, të 29.V.2014,
Drejtoria e shkolles se Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezrit Çaka” në Kaçanik shpall :
KËRKESË OFERTIMI
PËR EKSKURSION NË SHQIPËRI
Numri i nxënësve 200
Koha: 28-09.2014 deri më 02.10.2014 (5 ditë dhe 4 netë)
Vendi: Shqipëri
Itinerari:
-Kaçanik-Lezhë-Durrës (vendqëndrimi kryesorë)
-Durrës-Vlorë,
-Durrës-qyteti I vjeter,
-Durrës-Tiranë,
-Durrës-Krujë-Kaçanik.
Kompanitë-agjensionet ofertuese duhet ti plotësojnë këto kushte:
a) Liçencën përkatëse,
b) Tërë dokumentacionin e nevojshëm( edhe për kontrollin teknik te autobusëve) sipas ligjit,
c) Kapacitet dhe kushte standarde për transportimin e nxënësve (si në udhëzimin administrative ),
d) Çertifikatat shëndetësore të ngasësve te autobusëve,
e) Përkujdesje mjekësore për nxënësit ( mjekun e çertifikuar shoqërues),
f) Referenca positive shërbimi,
g) Liçencën e agjensionit të akreditimeve të ushqimeve në vendëqendrimin e nxënësve (në hotel),
h) Objekti hotelier të ketë hapësirë kompakte dhe me siguri të plotë për nxënësit,
i) Sipas vlerësimit të ofrohet edhe mundësia e verifikimit paraprak të kushteve transportuese dhe hoteliere.
Vërejtje :
Përveq kushteve tjera , kompania përfituese të sigurojë:
-Kaçanik-Lezhë-Durrës (rrugës ushqim qasti dhe pije)
-Durrës-Vlorë (dreka ne Durrës)
-Durrës-qyteti I vjeter (dreka ne Durrës)
-Durrës-Tiranë (dreka ne Durrës)
-Durrës-Krujë-Kaçanik ( drake më e hershme në Durrës ose rruges-ushqimdhe pije)
-Kompania përfituese në ofertë të përllogarit edhe pagesat në muze.
Afati I ofrimit: 7 ditë, nga dita e publikimit të kërkeses-tenderit.
Materialet tenderuese: çdo ditë pune , në emer të Shkollës së Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezrit Çaka” , në zyren e pranimit , respektivisht në Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës në Kaçanik.
Hapja dhe vlerësimi I ofertave: më 22.09.2014, ora 13.00, në objektin e komunës së Kaçanikut (salla e kuvendit)
Shënim: Komisioni vlerësues ,përparësi do ti japë cilësisë ofertuese .
Drejtori i SHMP,
- z. Bafti Loku
K Ë R K E S Ë
OFERTIMI PËR MBRËMJEN E MATURËS 2013/’14
· Nata e Mbrëmjes së maturës: 18 maj 2014;
· Kohëzgjatja e mbrëmjes: ora 19,00-005.
· Numri i pjesëmarrësve: 450;
· Ofertat dorëzohen në SHF”Emin Duraku”, në zyrën e zëvendës drejtorit;
· Koha e ofertimit: 02..5. - 08.5. 2014, ora 15,00, kur edhe hapen ofertat.
· Përmbajtja e shujtës:
1. Paragjellë;
2. Sallatë;
3. Ushqimi kryesor;
4. Lëngje frutash dhe të gazuara;
5. Ëmbëlsirë;
6. Fruta.
(Vërejtje: Pijet alkoolike nuk lejohen!)
· Ofertuesit, duhet të sjellin edhe këto dokumente:
1. Çertifikatën e biznesit;
2. Dëshmitë për kryerjen e obligimeve tatimore dhe dokukumente tjera të vlefshme në praktikën ofertuese.
· Mjetet paguhen vetëm përmes xhirollogarisë.
Kërkesë e veçantë: Autoriteti hotelier duhet të marrë masat e sigurisë, ndërsa lejohen vetëm personat e evidentuar në listën e Drejtorisë së shkollës, që do të identifikohen në bazë të distinktivit-bexhit ose letërnjoftimit, në prani të kujdestarëve të klasave.
Shënim: Kërkesa u publikua në tabelën e shpalljeve të SH.F.”Emin Duraku” dhe në Uebfaqen e SHMP”Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”
Më:02.5.2014 Drejtori i SHMP”Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”
Kaçanik Bafti Loku__________________