REPUBLIKA E KOSOVËS
SHMP”FERIZ GURI DHE VËLLEZËRIT ÇAKA”
Nr.3805/19
K Ë R K E S Ë
OFERTIMI PËR FOTO-MATURA 2018/19
· Përmbajtja ofertuese: 1 pano kolektive përmasash standarde reklame dhe arkivi të shkollës (e kornizuar); 1 fotografi kujtimi kolektiv (Drejtorisë së shkollës t’i ofrohet edhe digjitale); 4 foto për indeks dhe dokumentacione tjera; 1 kartë identiteti - me emblemën e shkollës në sfond (në formë kartëvizite); xhirimi i mbrëmjes së maturës dhe nga një CD për person.
· Numri i përgjithshëm i nxënësve: 233.
· Subjektet ofertuese duhet të kenë dokumentacionin e plotë e të vlefshëm ligjor, si: liçencën përkatëse, dëshminë për kryerjen e obligimeve tatimore etj.;
· Ofertat dorëzohen në Drejtorinë e SHMP”Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”;
· Koha e ofertimit (duke ofruar edhe mostrat krahasuese): 12.4.2019–19.4.2019, ora 1300, kur edhe hapen ofertat në prani të ofertuesve dhe të komisionit, në zyrën e drejtorit të shkollës..
Shënim:
1. Dokumentacioni i subjekteve në kontest, nuk do të shqyrtohet;
2. Vendimi merret në bazë të kushteve të kërkuara;
3. Mjetet (para të nxënësve), sipas kontratës, do të paguhen përmes xhirollogarisë;
4. Kërkesa u publikua në tabelat e shpalljeve në Gjimnaz dhe në Komunë, si dhe në uebfaqen e Komunës së Kaçanikut.
Sot, më 02qershor 2014, në ora 14, në lokalet e shkollës fillore “Emin Duraku në Kacanik. u mbajt provimi përfundimtar (testi i brendshëm ) për klasat e XIII-ta-qe u mundëson nxënësve një certifikatë pune për punësim. I njete test për klasat e XII-ta do te mbahen me 03qershor 2014, në ora 14, ne te njëjta lokale
Nxënësve u urojmë sukses edhe ne testin e maturës shtetërore qe do te mbahet me 14.06.2014 si dhe fat e suksese në jetë.
Sot, më 03 Maj 2014, në ora 12, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, është bërë promovimi Librit: URAGANI I UÇK-së(kushtuar heroit të kombit Feriz Guri - Ing.i dipl. i
elektroteknikës), filmit dokumentar: FLAKADANI I UÇK-së(Komandant SHPATA), si dhe promovimini këngës së Ilir Shaqirit - kushtuar heroit Feriz Guri
Me këtë rast u tha se gjaku i dëshmorëve u bë gurthemel i lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës
Faik Guri, babai i dëshmorit theksoi se të gjithë ata që ranë në beteja për lirinë e Kosovës, janë bijtë e kësaj toke. Prandaj, duhet punuar sa më shumë për ndërtimin e Kosovës.
“Si po popull duhet të punojmë edhe më shumë. Nuk ka vend për mërzi, kemi fitu dhe e kemi bërë shtetin. Unë sinqerisht kam thënë se kush e ka firmosur kontratën për të vdekur për këtë tokë, për mua është Feriz, është vëlla i imi, është shok i imi”, ka deklaruar Faik Guri.
Dëshmori i kombit, Feriz Guri, ra heroikisht më 22 prill të vitit 1999 në fshatin Goranc të Hanit të Elezit. Në 15 vjetorin e rënies së tij, u shfaq edhe dokumentari si dhe u promovua kënga që iu
kushtua komandant Shpatës
Filmi dokumentarFeriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 1/4
Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 2/4
Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 3/4
Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) -
Dëshmor i kombit-pjesa 4/4
SHMP”FERIZ GURI DHE VËLLEZËRIT ÇAKA”
KAÇANIK
· Nata e Mbrëmjes së maturës: 18 maj 2014;
· Kohëzgjatja e mbrëmjes: ora 19,00-005.
· Numri i pjesëmarrësve: 450;
· Ofertat dorëzohen në SHF”Emin Duraku”, në zyrën e zëvendës drejtorit;
· Koha e ofertimit: 02..5. - 08.5. 2014, ora 15,00, kur edhe hapen ofertat.
· Përmbajtja e shujtës:
1. Paragjellë;
2. Sallatë;
3. Ushqimi kryesor;
4. Lëngje frutash dhe të gazuara;
5. Ëmbëlsirë;
6. Fruta.
(Vërejtje:Pijet alkoolike nuk lejohen!)
· Ofertuesit, duhet të sjellin edhe këto dokumente:
1. Çertifikatën e biznesit;
2. Dëshmitë për kryerjen e obligimeve tatimore dhe dokukumente tjera të vlefshme në praktikën ofertuese.
· Mjetet paguhen vetëm përmes xhirollogarisë.
Kërkesë e veçantë:Autoriteti hotelier duhet të marrë masat e sigurisë, ndërsa lejohen vetëm personat e evidentuar në listën e Drejtorisë së shkollës, që do të identifikohen në bazë të distinktivit-bexhit ose letërnjoftimit, në prani të kujdestarëve të klasave.
Shënim: Kërkesa u publikua në tabelën e shpalljeve të SH.F.”Emin Duraku” dhe në Uebfaqen e SHMP”Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”
Më:02.5.2014 Drejtori i SHMP”Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”
Kaçanik Bafti Loku__________________
REPUBLIKA E KOSOVËS
SHMP”FERIZ GURI DHE VËLLEZËRIT ÇAKA”
Nr.1774/14
KËRKESË
OFERTIMI PËR FOTO-MATURA 2013/14
PËRMBAJTJA OFERTUESE: 2 Pano kolektive përmasash standarde reklame (1 pano kl.XII dhe 1 pano kl.XIII),1 fotografi personale me ngjyra (10x15),4 foto për indeks dhe dokumentacione tjera,1 kartë identiteti me emblemen e shkollës(në formë vizitkarte),pano e madhe të gjeneratës dhe nga 1 CD të inçizimit të mbrëmjes për nxënës.
Numri i përgjithshëm i nxënësve-400.
(Në ofertë të përfshihet edhe xhirimi i mbrëmjes së maturës)
Subjektet ofertuese duhet të kenë edhe dokumentacionin tjetër të vlefshëm si:liçencën përkatëse të punës,dëshmitë për kryerjen e obligimeve tatimore etj.
Koha e ofertimit duke ofruar edhe mostrat krahasuese nga 17-24 prill 2014,kurse hapja e ofertave bëhet më 24.04.2014 ora 1500në prani të komisionit,në zyren e Zv.drejtorit të SH.F.”Emin Duraku”në Kaçanik.
Ofertat pranohen prej orës 1400- 1900 (ditëve të punës).
Vërejtje: Kërkesa u publikua në tabelat e shpalljeve në SH.F.”Emin Duraku”në Kaçanik. dhe në vebfaqen e shkollës “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”në Kaçanik.
Shënim:Mjetet të paguhen perms xhirollogarisë.
Më 16..4.2014
Kaçanik
Drejtori i SHMP”Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”
Bafti Loku____________________